Videot e fundit

  • Lavrov: Injorimi i rezultateve të referendumit në Kosovë është gabim
    Postuar nga tegjeta flash February 17

    Vjenë, 17 shkurt - Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov deklaroi të enjten në Vjenë se rezultatet e referendumit të 14-15 shkurtit në Kosovë, ku sipas rezultateve paraprake më shumë se 99.5% e votuesve deklaruan refuzimin e tyre për të njohur autoritetet e Prishtinës, janë një sinjal i qartë për bashkësinë ndërkombëtare dhe për të gjitha palët e përfshira në zgjidhjen e problemit të Kosovës, i cili nuk mund të shpërfillet kurrsesi. 

    “Ky është sinjal për Prishtinën, për Beogradin, ky është sinjal për të gjithë ata që synojnë të vazhdojnë angazhimin ndërkombëtar në zgjidhjen e aspekteve të shumta të këtij problemi”, - tha Sergei Lavrov.

  • Banka Qendrore Evropiane do të ndihmojë drejtpërdrejtë Greqinë
    Postuar nga Aida Ferizi February 16

    Athinë, 16 shkurt - Anëtarët e bordit udhëheqës të Bankës qendrore Evropiane, do të ndihmojnë drejtpërdrejtë Greqinë.

    Sipas informacioneve të agjencisë informative Euronews, Banka Qendrore e Evropës ka marrë vendim që edhe Greqia të futet në mesin e vendeve të eurozonës që do të ndihmohen direkt nga BQE.

    Të hënën do të jetë takimi vendimtar i Eurogroup, që pritet të marrë në konsideratë vendimet përfundimtare mbi programin e ri të ndihmës për Greqinë, me vlerë 130 miliardë euro, pasi Parlamenti grek miratoi memorandumin e ri të masave.

    Greqia duhet të ulë borxhin prej 325 miliard eurosh për marrjen e kësaj kredie.

    Dje presidenti i Eurogroup shprehu kënaqësinë për votën pozitive të Parlamentit grek në lidhje me programin e dytë të mbështetjes së Greqisë, por tha se ka ende çështje të pazgjidhura teknike midis Greqisë dhe Trojkës.

     
  • Presidenti i BB, Robert Zoellick më 30 qershor largohet nga posti
    Postuar nga Aida Ferizi February 16

    Washington, 16 shkurt - Presidenti i Bankës Botërore, amerikani Robert Zoellick thotë se do të largohet nga posti kur të përfundojë mandati i tij 5-vjeçar, më 30 qershor.

    Zoellick njoftoi sot dorëheqjen e tij, duke thënë se ishte i kënaqur që kjo organizatë kishte zgjeruar programet e saj gjatë mandatit të tij, duke dhënë kredi në masën 247 miliardë dollarë për vendet në zhvillim për të nxitur rritjen ekonomike dhe për t’i ndihmuar të kapërcejnë varfërinë.

    Ai tha se banka ishte reformuar në një mënyrë të tillë, që e bënte këtë institucion “më të shpejtë, më efektiv dhe më të hapur”.

    Nuk është emëruar ndonjë pasues nga bordi i Bankës. Sipas një marrëveshjeje jozyrtare që nga themelimi i Bankës 68 vjet më parë, presidenti i saj ka qenë gjithmonë amerikan, ndërsa kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka qenë evropian. Shtetet e Bashkuara janë kontribuesi më i madh i Bankës Botërore.